A do ta shikojë Sharapova Parisin? Francezët po mendohen!

Pesë herë fituesja e Grand Slemeve në tenis, Maria Sharapova, po bën rikthimin e saj të ngadalshëm në sport, pas dënimit me doping. Bukuroshja ruse e ka të sigurt se do të marrë pjesë në disa turne, ndërsa ende pritet të mësohet nëse do të ketë shansin të marrë pjesë në Çmimet e Mëdha. Pasi Australian Openi ishte shumë herët prë 31-vjeçaren ruse, vëmendja është zhvendosur tek “Rolan Garosi” i Parisit, që do të zhvillohet nga 28 maji në 11 qershor dhe ku “Masha” shpreson të pranohet.

Sharapova, për momentin, është jashtë renditjes ËTA, ndaj edhe i duhet të marrë një ftesë nga organizatorët që të mund të garojë në Paris. Fillimisht, organizatorët u shprehën me rezerva për t’i dhënë një ftesë, veçse shpresat kanë lindur nga presidenti i ri i Federatës Franceze të Tenisit, Bernar Zhudiseli (Giudicelli). “Ne kemi biseduar me zonjën Sharapova dhe do të ulemi të flasim më konkretisht, – tha ai, – të dëgjojmë arsyetimet e saj dhe pastaj të flasim me drejtorin e “Rolan Garosit”, Gi Forzhe”. Rusja pra ka shpresë, edhe pse asgjë nuk është e garantuar.

Sfidanti.al