Ernest Gjoka fton FSHF-në të bëjë si Maqedonia e Veriut, por a do ta dëgjojnë?!

Europa jonë e futbollit përfundoi dhe ishte thuajse dështim. Tashmë vjen koha e Superligës, dhe në prag të nisjes së saj trajneri i njohur, Ernest Gjoka, ka një propozim për Federatën Shqiptare të Futbollit që të kopjojë rregullin e Maqedonisë së Veriut. “Unë kam punuar për dy vjet në atë vend, – thotë Gjoka, – dhe e di se Federata ka miratuar një rregull që një lojtar 17-vjeçar të aktivizohet me detyrim në 45 minuta, ndërsa një 17-vjeçar tjetër të jetë në stol. Kjo ka bërë që në të gjitha skuadrat të dalin talente të rinj që marrin më shumë përvojë dhe të gjitha klubet po transferojnë lojtarë jashtë vendit, edhe në Serinë A. Bëhet fjalë për shumë para. Monza mori një lojtar të ri për 900 000 euro direkt nga Maqedonia e Veriut”. Gjithsesi, të shohim nëse në FSHF do ta “vënë ujin në zjarr” apo do të merrn me “qokat” me presidentët e klubeve (kundrejt votës) apo do të mendojnë për ndonjë bojkot tjetër.

Sfidanti.al