Çelsi ishte më lart, por Harri Kejn është i kënaqur me karakterin e Totenhemit!

Blutë dominuan pjesën e parë të derbit në “Stemford Brixh” dhe kjo duhet të jetë normale për një ekip që ka dalë kampion i Europës në 2021, që luan në fushën e tij dhe që ka përballë një skuadër si Totenhemi i trajnerit Antonio Konte që vlerëson më shumë rezultatin sesa formën me të cilën arrihet. Në total, ishte Çelsi më lart sesa Spërsat, por Harri Kejn gjithsesi u ndje i lumtur me ekipin e tij pas barazimit 2-2. “Ne treguam se ku jemi, – tha ai pasi shënoi gol që siguroi pikën në 96’, – ne treguam se mund të luajmë në fushën e çdo skuadre të fortë. Ishte e rëndësishme të reagonim pasi kishim humbur nja 5 a 6 herë ndaj tyre (Çelsit) në kampionat apo në kupat. Ne luftuam fort, përballuam presionin dhe morëm rezultatin”.

Sfidanti.al