Alegri shqetëson tifozët: Milanezët janë më përpara sesa Juventusi

Fillimi do të jetë si i porositur, në stadiumin e tyre “Alianc”. i tillë debutimi i Juventusit në sezonin e ri të Serisë A, me përballjen në orën 20:45 ndaj Sasuolos, që në letër duhet të jetë e fituar. Trajneri Masimiliano Alegri nuk ka dyshime se skuadra e tij duhet të luajë për të marrë tripikëshin dhe për të synuar titullin, por bën një deklaratë që nuk duhet t’u ketë pëlqyer shumë tifozëve juventinë. “Milanezet janë më përpara sesa ne, por kemi detyrimin për të luftuar për titull”, – tha tekniku. Prej 2 sezonesh, titujt kanë shkuar pikërisht tek skuadrat milaneze (Inter e Milan), të cilat Alegri për momentin i quan më lart në përgatitje sesa “Zonja e Vjetër”.

Sfidanti.al