Fitorja e Interit të Inzagit në Leçe u duk sikur ishte marrë nja “fletorja” e Murinjos!

U deshën tre momente zëvendësimesh dhe 3 ndryshime taktike që zikaltërit t’ia dilnin dhe të fitonin tri pikët e para në kampionat. Në fushën e Leçes nuk ishte e lehtë dhe “La Gazeta delo Sport” theksoi në një analizë të sajën se trajneri i Interit, Simone Inzagi, bëri lëvizje të shumta në pjesën e dytë që kujtuan atë që bënte Zhoze Murinjo. Në 57’ hodhi në fushë Bastonin e Çalhanoglunë në vend të Gosensit e Brozoviçit, ndërsa skema mbeti 3-5-2. Në 67’, dy zëvendësime të tjera me Damfrisin për Darmianin dhe Xhekon për Çalhanoglunë, ndërsa skema shkoi në 3-4-3. Në 88’, në fushë sulmuesi i katërt Korrea në vend të Shkriniarit dhe skema shkoi në 4-2-4. Fitorja nuk ishte rastësi dhe Inzagi duket se po mëson.

Sfidanti.al