Fergi mund të jepte dorëheqjen në 1998 dhe Man. Junajtidi të mos kishte lavdi!

Në Premier Ligë e kishte nisur sundimin e tij, edhe pse jo plotësisht, ndërsa brenda klubit kishin nisur dyshimet dhe “gërnja”. Sër Aleks Ferguson ishte bërë personazh i shquar i futbollit anglez dhe Mançester Junajtidi ishte skuadra e ëndrrave, veçse në 1998 për pak gjithçka u shkatërrua. Presidenti Dankën Eduards mendonte se Fergusoni po i kushtonte më shumë vëmendje jetës së tij prej ylli sesa punës me ekipin, ndërsa atë sezon titulli ishte humbur në favor të Arsenalit të Arsen Vengerit. “A doni të jap dorëheqjen?” – deklaroi Fergi me zemërim atë verë, por për fat kjo nuk ndodhi. Në 1998-1999 ishte sezoni më i madh në historinë e ekipit pasi Junajtidi fitoi Premier Ligën dhe Championsin, duke vazhduar dominimin në futbollin anglez deri në 2013 kur skocezi i madh dha vërtet dorëheqjen.

Sfidanti.al