Vetë ka arritur moshën e respektueshme 59-vjeçare dhe prej kohësh e ka mbyllur me boksin. Evander Holifild nuk është nga ata që mendon në çdo moment sesi të bëjë më shumë para, ndaj edhe nuk kërkon sfida argëtimi si, le të themi, Flojd Mejuedhër. Ka fituar shumë dollarë në karrierë, ka arritur gjithçka në dy kategori peshash dhe ka marrë shumë breza të artë të kampionit të botës. Kjo është arsyeja që i thotë “Jo” një ndeshjeje të tanishme ndaj rivalit të madh të atëhershëm Majk Tajson. “Për ne tashmë është tepër vonë”, – tha ish-boksieri amerikan, që e pati një sfidë për shfaqje në 2021. Tajson është 56 vjeç dhe të dy u ndeshën dy herë në 1996 e 1997.
Sfidanti.al