Mbapeja nuk vrapon? Vallë kontrata e madhe i “ra në kokë” superyllit të PSG-së!

Mediat dhe opinionistët mbetën tepër të habitur nga një moment i ndeshjes së ligës franceze mes Paris SG dhe Monpejesë, kur Kilian Mbapeja fillimisht nisi sprintin e tij në një aksion kundërsulmi, dhe pastaj nisi të ecte në fushë sapo vuri re se shoku i tij i ekipit, që kishte topin, e ktheu aksionin nga e djathta duke e injoruar. E qartë që çdo sulmues, aq më tepër yll i madh, dëshiron që topat të shkojnë tek ai, dhe ndodh që të kenë pakënaqësi me shokët, por tepër rrallë ndodh që të braktisin aksionin e ekipit. Tifozët e kritikuan ashpër 23-vjeçarin për këtë veprim, ndërsa trajneri Kristof Galtie duhet t’ia ketë thënë nja dy fjalë. Mos vallë kontrata e madhe që e mbajti tek PSG-ja dhe ia hoqi nga mendja Realin e Madridit ka nisur “t’i bjerë në kokë”? Mbapeja kërkoi disiplinë në ekip, ndërsa për momentin është i pari që po e thyen atë.

Sfidanti.al