Rusia, gjithashtu një fuqi tepër e madhe, nuk ishte për shkak të agresionit ushtarak rus në Ukrainë, dhe bashkë me të mungoi edhe Bjellorusia. Gjithsesi, emocionet ishin të forta në Kampionatin Europian të basketbollit për femra U18 që u mbajt në Heraklion të Greqisë, pas dy dështimeve radhazi në 2020 e 2021 për shkak të koronavirusit. Në finalen e madhe të vajzave të reja, ishte Lituania që triumfoi duke marrë titullin e dytë, e duke treguar se sporti i koshit në vendin balltik nuk i përket vetëm djemve. Në finale u mund Spanja me shifrat 78-75 dhe nuk ishte pak, pasi iberiket ishin 5 herë kampione të Europës. Lojtarja më e mirë ishte Juste Jocite që shënoi 28 pikë dhe u vlerësua me notën 38.
Sfidanti.al