Barcelona regjistron 6 lojtarë në La Ligë, realizohet “profecia” e Laportës!

Jo më kot bleu një fasadë pallati në Madrid, fare pranë “Santiago Bernabeut” për të vendosur fytyrën e tij ndërsa ishte kandidat për zgjedhjet presidenciale të Barcelonës. Zhoan Laporta është padyshim njëri nga numrat 1 më të suksesshëm të Barcelonës, pak a shumë si Zhozep Nunjezi që nisi projektin me filozofinë e Johan Krujfit. Presidenti realizoi këtë verë një plan spektakolar, në buzë të rrezikut për të dështuar, por i bindur për suksesin. Fakti që La Liga i regjistroi 4 nga 5 blerjet e verës tregoi se vetëbesimi i Laportës kishte qenë i përligjur. U shitën shumë “copa” të “trupit” të klubit, por nuk mund të ndërtohej ndryshe një skuadër për të luftuar për titullin dhe për Championsin. Sot ndaj Vajekanos në “Spotifaj Kamp Nou” do të jenë edhe Levandovski, Rafinja, Kristensen e Kesie, po ashtu edhe lojtarët që rinovuan kontratat si Sergi Roberto dhe (sidomos) Usman Dembele. Vetëm Zhyl Kunde duhet që të presë.

Sfidanti.al