Marsel Desai: Askush nuk mund ta ndalë Francën time në Katar!

Ka qenë futbollist në atë vend dhe mendon se është mirë që Kupa e Botës zhvillohet në shtetin e vogël të Gjirit Persik. Marsel Desai, heroi i brezit të madh të Francës në Botërorin e 1998-ës fituar në Paris ndaj Brazilit, beson se “gjela” kanë shanset më të mëdha këtë vjeshtë dhe këtë dimër për ta mbrojtur trofeun e fituar në Rusi në 2018. “Ekipi është i ri, jo si ne në 1998 që ishim më të vjetër, – thotë ai, – Mbape është i uritur, pastaj është Benzemaja. Shikoni formacionin e Francës, asnjë ekip nuk i ka ata lojtarë. Mendoj se do ta mundim Brazilin, Argjentinën, Holandën, dhe Belgjikën dhe do të dalim sërish kampionë të botës”.

Sfidanti.al