Bajerni merr “10 me yll” për talentet e rinj, tani vjen edhe Havier Fernandez!

Klubi bavarez ka ndryshuar strategjinë në këtë periudhë, dhe nëse nuk merr dot një Riberi apo Levandovski, gjithsesi pritet që të ketë sukses. Situata financiare po përmirësohet, Sadio Mane dhe De Ligt ishin përforcime shumë të mira, ndërsa theksi nga Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç është vënë tek talentet e rinj. Kjo, jo për ta bërë Bajernin një “klub shitës”, por për të përdorur emrin e madh dhe shkollën e tij të shkëlqyer për të siguruar të ardhmen. Këtë verë janë marrë Lovro Zvonarek nga Kroacia, Adam Aznu nga Barcelona dhe Matis Tel nga Franca, që të gjithë shumë të rinj. Në radhë është 15-vjeçari spanjoll, Havier Fernandez i Atletikos së Madridit. Lojtari ende nuk mund të vijë në Mynih sepse nuk i ka mbushur 16 vjeç, por qendërmbrojtësi pritet janarin e ardhshëm.

Sfidanti.al