Filip Lahm shpjegon mentalitetin fitues tek Bajerni i Mynihut

Ka qenë mbrojtës i madh i bavarezëve dhe i kombëtares së Gjermanisë, duke fituar Championsin e Kupën e Botës, përveçse trofe të tjerë të rëndësishëm. Filip Lahm thotë se nuk është i habitur nga fillimi shumë i mirë i Bajernit këtë sezon, pasi e di mirë mentalitetin fitues të ekipit. “Bajerni ka një mentalitet fitues që është trashëguar brez pas brezi, – thotë ai, – jo vetëm sepse vazhdimisht brezat kanë fituar trofe, por edhe sepse klubi është drejtuar nga ish-lojtarë, diçka që e bën Bajernin shumë të veçantë”. Në të vërtetë, në krye të klubit kanë qenë Franc Bekenbauer, Uli Hënes, Karl-Hajnc Rumenige dhe tani Oliver Kahn apo Hasan Salihamixhiç. “Bajerni ka edhe lojtarë shumë të rëndësishëm që luajnë rol udhëheqës, si Nojer apo Myler”, -përfundon Filip Lahmi.

Sfidant.al