Çelsi e ka marrë De Jongun po të jetë për Barcelonën, por ç’thotë holandezi?!

Mediat angleze janë të sigurta që akordi është arritur për rreth 82 milionë euro, apo rreth 68 milionë paundë stërlina. Çelsi dhe Barcelona janë thuajse të dakorduara për Frenki De Jongun, ndërsa blutë e Londrës janë gati t’i japin mesfushorit edhe rrogën që kërkon, në një lëvizje që do të ishte një përforcim i madh në mesfushë. Trajneri Tomas Tuhel është i kënaqur, por edhe ai e di se do të duhet pranimi i vetë holandezit. De Jongu deri tani ka refuzuar prerë që të shkojë tek Man. Junajtidi, dhe po ashtu nuk dëshiron të ulë rrogën në “Kamp Nou”. Çelsi duket fati i mesfushorit, ndonëse deri tani ai ka qenë tepër stoik duke i shqetësuar që të gjithë.

Sfidanti.al