Siti habitet për ofertën 55-milionëshe për Bernardo Silvën: Nëse e japim, duam 100 milionë euro!

Është njëri nga futbollistët më të mirë të kampionëve të Anglisë, por dëshiron të jetojë më pranë familjes. Kjo është njëra nga arsyet kryesore që Bernardo Silva shpreson të largohet nga Man. Siti dhe të luajë për Barcelonën. Në Katalonjë, mesfushori do të ishte më pranë njerëzve të tij në Portugali. Barcelona e kërkon, ndërsa Siti hodhi poshtë lajmet se ka pranuar një ofertë prej 55 milionë eurosh për kartonin e tij. Sipas mediave angleze, klubi do të pranonte vetëm oferta 100 milionë euro dhe me të drejtë, për vetë nivelin e klasit të Bernardo Silvës, që ka fituar gjithçka në Angli, me përjashtim të Championsit, që shpreson ta marrë tek Barcelona.

Sfidanti.al