Galtie bind yjet e PSG-së: Diçka e madhe është duke u përgatitur!

Kanë kaluar fare pak javë që ai është në drejtim, ndërsa në atë stol janë ulur në të kaluarën trajnerë të njohur si Karlo Ançeloti, Unai Emeri, Tomas Tuhel apo Maurisio Poçetino. Gjithsesi, Paris SG duket se po gjen “karar” me Kristof Galtienë, pasi trajneri francez sikur i ka bindur yjet e mëdhenj të ekipit me punën e tij. Mediat franceze shkruajnë se Mesi, Mbape apo Nejmar, padyshim edhe të tjerët si Ramosi e Verrati, janë të sigurt se diçka e mirë po përgatitet, ndërsa PSG-ja duket e motivuar, e stërvitur fort dhe e fortë taktikisht. Gjithsesi, këto kohë ka munguar Mbape, e pritet të shihet sesi mund të luajë Galtieja me të 3 “musketierët” e tij në fushë. Yjet parizienë janë të kënaqur me metodën stërvitore që përdor trajneri. Duket se Galtie di të përshtatet edhe me skemat duke kaluar nga 4-4-2 apo 4-2-3-1, në 3-4-1-2 për të përshtatur së bashku Mesin, Mbapenë dhe Nejmarin.

Sfidanti.al