Paç fatin e Erion Bogdanit ! Edhe sheikët e Sitit e bekojnë….

E duan sheikët e vërtetë, pronarët e Mançester Sitit, s’e duan “sheikët” e rremë të FSHF-së, ngaqë ka guxuar të thotë frazën blasfemike “ka ardhur koha për ndryshim në drejtimin e futbollit tonë! Fjala është për Erjon Bogdanin, bomberin e Kombëtares, që shënon “gol” edhe kur është jashtë fushe. Lajmi është aq i bukur sa duket dhe i pavërtetë : pronarët e Mançester Sitit, ata që kanë blerë klubin e Palermos në Itali, ia kanë besuar Bogdanit rolin e kryeskautisitit, pra, gjuetarit të parë për zbulimin e futbollistëve të rinj!

Flitej se puna do ta lidhte me ish-ekipet e tij, Sienën apo me Rexhinën, por aftësia profesionale dhem emri i mirë e kanë katapultuar atje ku s’mendohej..tek majat e biznesit që quhet futboll , tamam tek pronarët e Mançester Siti. Po cili ka qënë rekomanduesi i Bogut ? S’dihet me siguri, por thuhet shpesh në Itali, se kur vendoset për zyrtarët që do të merren me talentet, qoftë tek Palermo, qoftë në akademitë në Angli,s’mund të hidhet një hap pa pyetur shefin e katedrës, Pep Guardiolën.

..Paska qënë e shkruar tek “bibla e futbollit”, dyshja e njohur e sulmit të Kombëtares, Igli Tare dhe Erion Bogdani, njëri drejtor tek Lacio dhe tjetri si zbulues i parë talentesh tek Palermo e sheikëve të Sitit, të vlerësohen më shumë ne Europë, se sa në vendin e tyre ku futbolli nuk është biznes i të gjithëve , por vetëm i “pronarit”….

Sfidanti.al