Juventusi merr “mbretin e asisteve” dhe numrin 1 të Ligës së Europës

Frankfurti është në Helsinki për Superkupën e kontinentit ndaj Realit, por njëri prej lojtarëve më të mirë i ka ndarë rrugët me skuadrën gjemane. Filip Kostiç, lojtari i shkëlqyer i krahut nga Serbia, do të jetë pjesë e Juventusit që nga kjo verë. Dy klubet kanë arritur akordin mbi bazën e 17 milionë eurove për kartonin, sipas formulës 13 milionë të sigurta dhe 4 milionë euro në bazë të klauzolave. Juvja po paguan më shumë sesa u mendua, por po merr një lojtar vërtet shumë të mirë. Kostiç cilësohet “mbreti i asisteve”, ndërsa u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Ligën e Europës, të cilën e fitoi pikërisht Ajntrahti,, që mundi gjatë rrugës Barcelonën.

Sfidanti.al