Serena Uilliams vendos, legjenda e tenisit mbyll karrierën pas US Openit

Ka fituar 23 tituj në Grand Sleme, duke qenë vetëm një trofe prapa rekordit botëror për të gjitha kohët që mbahet nga australiania Margaret Kërt. Serena Uilliams do të bëjë që sporti i tenisit të ketë një legjendë aktive më pak, pasi do ta mbyllë karrierën. Kampionia e madhe amerikane, në moshën  40-vjeçare, lajmëron  se do t’i japë fund sportit pas US Openit që mbahet në fund të këtij muaji. “Është vendimi më i vështirë që kam marrë, – tha ajo, – por, jam e përgatitur për atë që vjen më pas”. Serena nuk ka shpresë se do ta arrijë rekordin, ndërsa dëshiron të kalojë më shumë kohë me vajzën e saj 5-vjeçare.

Sfidanti.al