Hamiltoni mund ta synojë titullin e 8-të botëror deri në moshën 40 vjeç

Kampioni i madh anglez nuk e përjashtoi mundësinë që të rinovojë kontratën me Mercedesin apo ndoshta edhe diku tjetër, ndërsa ai nuk ka ndërmend të largohet “kaq shpejt” nga Formula 1. Ljuis Hamiltoni ka kontratë me ekipin gjerman deri në 2023, dhe pritet që ai të vazhdojë edhe kur të jetë në moshën 39-vjeçare apo më shumë. Anglezi është 37 vjeç dhe ka dalë 7 herë kampion i botës në Formula 1 duke barazuar rekordin e Mikael Shumaherit. Hamiltoni është rekordmen edhe i fitoreve dhe vendeve të para në prova në F1

Sfidanti.al