Halandi e ka me Guardiolën pas dy golave: Mund të shënoja 3, punë m…!

Shfreu i zemëruar nga zëvendësimi që i bëri trajneri, ndërsa si çdo futbollist donte të vazhdonte deri në fund dhe të realizonte sërish. Erling Haland nuk  ishte aspak një njeri i lumtur pas fitores 2-0 të Man. Sitit në fushën e Uest Hemit, edhe pse ishte pikërisht ai që shënoi të dyja rrjetat. “Unë doja të shënoja një tregolësh, – tha sulmuesi norvegjez, – punëm…, por ja që kështu është”. Gazetari i hoqi vërejtjen për gjuhën e përdorur dhe Halandi më pas kërkoi falje. Një debutim prej ëndrrash për gjigandin 22-vjeçar, që la pas kritikat e forta në humbjen 1-3 në Superkupën e Anglisë ndaj Liverpulit, ndërsa e vazhdoi aty ku e la tek Dortmundi.

Sfidanti.al