Paris SG mund të japë shumë para, ndoshta 70 milionë euro, por tani është vonë për të bërë “riparime”. Seria A nis këtë fundjavë dhe trajneri Simone Inzagi ka probleme të mëdha me mbrojtjen e Interit të tij, edhe duke i pasur të gjithë lojtarët në dispozicion, jo më nëse largohet Milan Shkriniari. PSG e kërkon qendërmbrojtësin sllovak, diçka që u duk se nuk do të ndodhte, dhe klubi zikaltër nuk e sheh me sy të keq që të fusë në xhep një sasi të tillë të madhe parash. Gjithsesi, Inzagi ka vënë veton edhe pse me 70 milionë euro mund të merren dy mbrojtës shumë të mirë. Me kampionatin në prag, është e pamundur që të krijohen shpejt ekuilibrat sidomos në një lojë kaq delikate si ajo në mbrojtje.
Sfidanti.al