Kështu thotë Lele Adani, një ish-mbrojtës i rëndësishëm i dikurshëm në kampionatin Italian, i cili sot është opinionist. Për ish-lojtarin e Fiorentinës dhe të Interit, Kristjan Asllani është njëri nga 6 lojtarët e rinj më të talentuar të Serisë A. “Asllani është një futbollist shumë i pjekur për moshën që ka, – thotë Adani, – jo më kot, Interi investoi tek ai dhe unë pres që ai të ketë minutazh të rëndësishëm që këtë sezon. Tek Empoli e tregoi shpejt veten dhe mendoj se do të ketë sukses edhe tek Interi”.
Sfidanti.al