Fitorja me Shahtarin, Murinjo u thotë të gjithëve se Roma do titullin!

Trajneri portugez është tepër i zgjuar për të nxjerrë nga goja fjalë të tilla, duke e ditur se nuk është tek Çelsi, Reali apo Interi. Roma e tij nuk është nga ata ekipe të mësuar për të luftuar për titull, ndaj edhe forma e shkëlqyer e tanishme duhet marrë pak me rezervë. Gjithsesi, fitorja 5-0 ndaj Shahtarit të Donjeckut, në prani të 65 000 tifozëve në “Olimpiko” tregoi se skuadra e Murinjos di të luajë futboll dhe të shnëojë gola. Mediat italiane veçojnë katër fantastikët, siç i quajnë dhe që janë Zaniolo, Pelegrini, Dibala dhe Abraham. Golat u shënuan nga Pelegrini, Mançini, autogol i Konopljes, Zaniolo dhe Bove. Zaniolo mori notën 7.5, ndërsa Dibala mori notën 7.

Sfidanti.al