Në Spanjë shkruajnë se Barcelona shkakton frikë me dyshen Pedri-Levandovski!

Fitorja 6-0 ndaj Pumasit të Meksikës në Trofeun “Zhoan Gamper” ishte prezantimi më i mirë që ekipi katalanas mund të bënte në stadiumin  “Spotifaj Kamp Nou” përpara publikut të vet. Po ashtu, ishte një prezantim i jashtëzakonshëm edhe përpara publikut spanjoll dhe mediave iberike që nuk harruan të theksonin se kjo Barcelonë shkakton frikë. Me treshen e sulmit Levandovski-Rafinja-Dembele, me Pedrin në regji, dhe me De Jongun që hyri më pas dhe dha spektakël, komentet janë se është kthyer Barça e lojës fantastike dhe e mbrëmjeve të mëdha. Dora e trajnerit Ksavi po ndihet. Sidomos ra në sy bashkëpunimi i shkëlqyer Pedri-Levandovski. i pari shënoi dy gola dhe shërbeu pasimin  për rrjetën e polakut, ndërsa ish-ylli i Bajernit shënoi një herë dhe dha dy asistet për Pedrin.

Sfidanti.al