Sa shpejt harrohet, në Angli thonë se Liverpuli e ka të humbur garën për titull me Sitin!

Mjaftoi një barazim 2-2 në fushën e Fulhamit dhe u duk sikur e gjithë bota u shemb. Kjo, sidomos pasi Man. Siti fitoi fare lehtë 2-0 në një  fushë që supozohej e vështirë si ajo e Uest Hemit, dhe analizat në mediat angleze ishin që Liverpuli do ta ketë tepër të vështirë të konkurrojë me skuadrën e Pep Guardiolës. “Rrëzim që në pengesën e parë, -shkruajtën tabloidët, – në një garë me një Siti kaq të fuqishëm, që ka edhe Halandin, nuk mund të ndodhë kjo gjë që në fillim”. Edhe trajneri Jurgen Klop e pranoi gabimin, por tha se sezoni është i gjatë dhe nuk mund të nxirren përfundimet që pas javës së parë. Në fund të fundit, para pak ditësh Liverpuli e mundi 3-1 Sitin në finalen e Superkupës së Anglisë.

Sfidanti.al