Arsenali e nis Premier Ligën me këmbën e mbarë, por trajneri Arteta kërkon më shumë!

Ishte shumë e dhimbshme që një vend në Champions u humb në javën e fundit të sezonit të kaluar. Tifozët e Arsenalit ende nuk e kanë harruar atë që pësuan, ndërsa Totenhemi rival i trajnerit Antonio Konte preu “biletën”. Gjithsesi, sezoni i ri i Premier Ligës nisi siç duhet me fitoren 2-0 në fushën e Kristël Palasit falë golat e Gabriel Martinelit dhe Mark Guehlit. Një fitore në derbin e vogël londinez që edhe e kënaqi trajneri Mikel Arteta, por edhe e bëri që të ishte më kërkues ndaj lojtarëve të tij. “Ne treguam ambicie dhe mentalitetin e duhur për të fituar, – tha ai, – nuk është e lehtë ndeshja e parë, aq më shumë jashtë fushe. Gjithsesi, ne mund të përmirësohemi. Duhet ta rrisim nivelin për ndeshje më të fortë, duhet të ndreqim disa gjëra në lojën tonë,  në mbrojtje dhe në sulm”.

Sfidanti.al