Dihet se kush janë, emrat e tyre i njeh e gjithë botës dhe përbëjnë mesfushën më të fortë të momentit. Luka Modriç, Toni Kros e Kasemiro janë “mosketierët” e Realit të Madridit, apo “trekëndëshi i Bermudës” siç i ka cilësuar Karlo Ançeloti. Trajneri italian, një veteran i stolit, sfidon brezin e ri pikërisht me “treshen e pleqve”, e cila e tregoi veten sezonin e kaluar, si dhe këtë herë ndaj Juventusit. Jo vetëm kaq, por kjo treshe për momentin lë në stol yjet e brezit të ri të vetë Realit si Kamavinga apo Çuameni.
Sfidanti.al