Skocia dhe Sëlltiku mbajnë zi për ikjen e legjendës Xhon Hjuxhs!

Ishte një sulmues i madh i kohës së vet, një legjendë e klubit të shquar të Gllazgout. Xhon Hjuxhs, kampion i Europës me Sëlltikun në 1967, dhe 7 herë kampion i Skocisë, u shua në moshën79-vjeçare siç lajmërojnë mediat britanike dhe vetë Sëlltiku. Ai ishte në zemrat e tifozëve duke fituar edhe 5 kupa të ligës skoceze dhe 4 kupa të Skocisë, ndërsa në 416 ndeshje shënoi 179 gola. Ishte një yll i rëndësishëm në kohën kur futbolli skocez ishte në një nivel me atë anglez, gjerman, spanjoll, Italian apo holandez.

Sfidanti.al