Futbollli i femrave po vlerësohet gjithnjë e më shumë dhe kjo u duk nga fakti se mbi 87 000 tifozë ndoqën finalen e Europianit, Angli-Gjermani në “Uembli”. Nga kjo po përfitojnë të gjithë, dhe lojtaret po paguhen më shumë, ndërsa trajnerja e anglezeve, Sarina Vigman, ka rastin t’i i shtojë vetes “tagjinë”. Ajo fiton 400 000 paundë stërlina në vit sipas kontratës që ka tani, ndërsa i kanë mbetur edhe 2 vjet. Federata Angleze besohet se do t’i japë më shumë sesa kaq (që bëjnë rreth 480 000 euro në vit), dhe pritet që teknikja holandeze të fitojë të paktën 500 000 paundë stërlina në vit, apo rreth 600 000 euro. Nga fitorja e Europianit, ajo do të marrë 200 000 paundë stërlina shpërblim.
Sfidanti.al