Gaskoini i justifikohet Fergusonit: Refuzova Man. Junajtidin sepse Totenhemi i dha babait tim një … makinë!

Jo vetëm kaq, por edhe motrës së tij i ofruan një … shezlong! Kështu ishte futbolli në vitet 80-të në Angli, që edhe atëherë kishte një kampionat të shkëlqyer, ndërsa në Europë luanin Maradona, Platini e Van Basten. Pol Gaskoin, talenti më i madh anglez i atyre viteve, zgjodhi Totenhemin në vend të Mançester Junajtidit në 1988, dhe sot thotë se Sër Aleks Fergusoni nuk ia fali kurrë “tradhëtinë”. “Ç’të bëj, – thotë sot ish-mesfushori, – Spërsat i dhanë babait tim një makinë dhe motrës një shezlong për plazh!”

Sfidanti.al