Notingem Foresti kthehet në Premier si dikur, shpenzon 100 milionë euro këtë verë

Dy herë kampionët e Europës dhe një herë të vetme kampionët e Anglisë, janë kthyer në elitën e ishullit dhe janë të vendosur që të mos zbresin sërish në kategorinë e dytë. Notingem Foresti është një emër i rëndësishëm në kontinentin tonë dhe në Angli, edhe pse prej 25-30 vjetësh ka vuajtur shumë. Blerjet këtë verë janë 85 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 101 milionë euro, diçka që i rendit ndër klubet më shpenzues të kësaj vere në 5 ligat e mëdha. Trajneri Stiv Kuper ka marrë 12 lojtarë të rinj, i fundit ishte Orel Mangala nga Shtutgarti, që u mor për 12.75 milionë paundë stërlina.

Sfidanti.al