Kristjani po bind gjithnjë e më shumë tek Interi, ndonëse natyrshëm ka kaluar disi në plan të dytë pas kthimit në skuadër dhe në formë të mesfushorëve Marcelo Brozoviç dhe Çalhanoglu. Edhe një veteran si Mkitarian cilësohet përpara tij në hierarki, por miqësorja e barazuar 2-2 me Lionin tregoi sërish se shqiptari ka mjaft vlera. Ai hyri në pjesën e dytë dhe u dallua me veprimet e tij. Gazetari italian i “Il Korriere delo Sportit”, Mario Skonçerti, thotë se nuk do të jetë e lehtë për trajnerin Inzagi që ta mbajë Asllanin jashtë formacionit edhe pse është vetëm 20 vjeç.
Sfidanti.al