Përplasje, dëmtime, fluturime deri tek spektatorët dhe ndërprerje të garave. Kjo është panorama e sportit të çiklizmit në Lojrat e Komonuelthit britanik që po mbahen në Birmingam të Britanisë së Madhe. Në festivalin më të madh sportiv të shteteve të ish-Perandorisë Britanike, pati dy gara me probleme të mëdha për shkak të shpejtësisë, dhe bëhet fjala për gara në pistë të mbyllur. Njëra prej tyre u braktis kur çiklistët u përplasën dhe dy prej tyre fluturuan tek tribuna djathtas, ndërsa tek tjetra çiklisti anglez, Xho Truman, pësoi thyerje në shtyllën kurrizore pasi u përplas me një çiklist tjetër. Ai u dërgua në spital.
Sfidanti.al