Lajm më të madh se ky nuk mund të kishte. Vetë Reali i Madridit qenka interesuar për Armando Brojën, dhe kështu raportojnë mediat në Spanjë dhe në Angli. Klubi më shquar i futbollit botëror, kampion i Spanjës dhe i Europës në fuqi, mësohet se ka kërkuar informacion nga Çelsi për sulmuesin e kombëtares shqiptare. Historia është që Broja ndodhet në një listë të lojtarëve që ka përpiluar trajneri Ançeloti dhe drejtuesit sportivë të Realit, dhe është një nga emrat që mund të marrin madrilenët këtë verë. Kjo, nëse nga “Santiago Bernabeu” do të largohen të tillë si Asensio apo Mariano. Sulmuesi 20-vjeçar kuqezi spikati sezonin e kaluar në Angli me Sauthemptonin, duke shënuar 9 gola, 6 prej të cilëve në Premier Ligë, dhe për të u interesuan shumë klube si Uest Hemi, Njukasëlli, Evertoni, deri edhe Arsenali apo Napoli.
Gjithsesi, fakti që edhe Reali është ndër admiruesit e Brojës, e rrit edhe më shumë statusin dhe vlerën e tij. Gjithsesi, Çelsi nuk ka aspak të dëshirë që ta humbasë për fare futbollistin, të cilin e ka rritur në akademinë e tij. Mediat kryesore angleze shkruajnë se trajneri Tomas Tuhel mund të pranojë maksimumi huazimin e tij për herë të tretë, por jo shitjen e kartonit. Për këtë arsye, u refuzuan 30 milionë paundë stërlina të Uest Hemit. Njukasëlli dhe Evertoni ende kanë shpresë për Brojën, ndërsa Tuhel pret bisedime me futbollistin shqiptar këto ditë.
Sfidanti.al