Marrëveshja për të drejtat televizive parashikon që vetëm një 30 përqindësh e tyre do të vlejë 667 milionë euro për 25 vjet. Këtë sqaron presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta, ndërsa pyetet për të ardhurat e klubit. Kjo do të thotë se vlera totale e të drejtave TV të Barçës shkon në 80 milionë euro në vit, sipas një llogarie të thjeshtë, dhe kjo është arsyeja që katalanasit kanë shpresë për të dalë nga situata shumë e vështirë financiare që trashëguan nga administrata e presidentit të mëparshëm Bartomeu. Laporta thekson me krenari se Barcelona ka mbi 400 milionë tifozë në të gjithë botën, një numër vërtet i madh, dhe kjo ia shton vlerën televizive.
Sfidanti.al