Në të vërtetë ka lindur në “Tokën e Premtuar”, madje tepër larg në Veriperëndim aq sa vetëm Alaska është më tutje. Paolo Bankero lindi në Siatëll në një familje me origjinë nga Italia, ndërsa iu fut rrugës së basketbollit. Sot, në moshën 19-vjeçare, u bë Zgjedhja Numër 1 në NBA, i prezantuar nga komisioneri Adam Silver, dhe i marrë nga Orlando Mexhik. Shtatlarti prej 208 centimetrash ishte zgjedhur këtë vit si Debutuesi i vitit në Ligën Atlantike të Basketbollit. Bankero është një lojtar i kompletuar që shënon shumë pikë, kap shumë topa në tabela, por ka vizionin për të dhënë asiste, si dhe aftësinë për vjedhje topash e bllokim gjuajtjesh.
Sfidanti.al