A mund ta ketë Interi treshen e madhe të sulmit Dibala-Lukaku-Lautaro?!

Gjithçka mund të ndodhë dhe dy “gurë” të “mozaikut” duket se janë që tani të vendosur në vend. Lautaro Martinez premton se nuk ka asnjë shans që ai të largohet nga Interi, Paulo Dibala ka gjetur një akord themelor me Bepe Marotën (6.5 milionë euro të sigurta në sezon, plus nja 3-4 milionë plus), ndërsa për Romelu Lukakun po bisedohet. Sipas mediave italiane dhe angleze, Çelsi pëlqen holandezin Damfris, pra zikaltërit mund ta gjejnë një formulë, edhe pse do të duhen nga 20 deri në 25 milionë euro për të siguruar huazimin. Gjithsesi, bisedimet ekzistojnë dhe janë mundësitë që trajneri Simone Inzagi të ketë treshen e sulmit Dibala-Lukaku-Lautaro, ndër më të fortat e Europës, ndoshta më të fortën.

Sfidanti.al