Liverpuli pret që Bajerni t’i japë 50 milionë euro për Manenë!

Ky është një lloj ultimatumi nga ana e të kuqve, të cilët duan të kenë sa më shumë mjete financiare në dispozicion për të realizuar pa ndjerë edhe aq dhimbje transferimin e Daruin Nunjezit nga Barcelona. Portugezët do të kërkojnë deri 100 milionë euro dhe klubi anglez dëshiron që gjysmën e kësaj shume ta kursejë duke investuar për uruguajanin paratë që do të marrë për transferimin e Sadio Manesë tek Bajerni. Nuk dihet nëse bavarezët do të arrijnë në nivelin e 42 milionë paundëve stërlina që kërkon Liverpuli, por ndoshta edhe do ta bëjnë. Mane është një sulmues klasi dhe në një moshë ende mjaft të përshtatshme, 30-vjeçare, edhe pse i mbetet vetëm 1 vit kontratë në “Anfild”.

Sfidanti.al