Prestigjiatori brazilian e bëri hapin e karrierës në 2001, kur u bë pjesë e klubit parizien. Më pas, në 2004, kaloi tek Barcelona, por jo përpara sesa të fitonte Kupën e Botës me Brazilin në 2002 në Japoni e Kore të Jugut, në një skuadër me yje të jashtëzakonshëm si Ronaldo, Rivaldo, Roberto Karlos apo edhe shumë gjigandë të tjerë. Vetëm 1 vit me Paris SG, dhe Ronaldinjo u bë kampion i botës. Kjo rrugë edhe për Kilian Mbapenë që u bashkua me PSG-në që nga Monako në 2017, ndërsa në 2018 ishte një nga heronjtë e skuadrës së Francës që fitoi Kupën e FIFA-s në Moskë përballë Kroacisë. Tashmë mbetet të shihet nëse legjenda tjetër e futbollit, Lionel Mesi, do ta bëjë dot këtë kombinim “fatal”. Argjentinasi kaloi tek Paris SG verën e kaluar, në 2021, ndërsa Kupa e Botës është në nëntor-dhjetor në Katar.
Sfidanti.al