Reali e Siti duan të përfitojnë, por a do ta lëshojë Çelsi, Risi Xhejmsin?!

Nuk besohet dhe padyshim që pronari i ri, Tod Boehli, do t’i telefonojë personalisht për t’i shprehur mendimin, idetë dhe vlerësimin e tij. Gjithsesi, momenti është i tillë që në Angli thonë se Çelsi ende nuk e ka kontaktuar Risi Xhejmsin për rinovimin e kontratës, e cila nuk vazhdon edhe aq gjatë. Në të vërtetë, janë edhe 3 vjet, pra deri në 2025, por gjithsesi nuk janë aq shumë ndërsa rroga e mbrojtësit të Anglisë është relativisht e vogël për standardet e Premier Ligës, 70 000 paundë stërlina në javë. Lajmet janë që Reali i Madridit dhe Mançester Siti po përpiqen që të përfitojnë.

Sfidanti.al