E vërtetë që Bajerni do Osimhenin? Jo, në Bavari duan të mbajnë Levandovskin

Polaku ka thënë se “diçka ka vdekur brenda meje”, por kur i duhet, ndoshta mund të jetë vetëm “vdekje klinike”. Tek Bajerni i Mynihut ende kanë shpresë që të mbajnë Robert Levandovskin, aq më tepër që Liverpuli hodhi poshtë edhe një ofertë prej rreth 35 milionë eurosh për Sadio Manenë. Kështu që lajmet që vijnë nga Gjermanisa, se bavarezët duan Viktor Osimhenin e Napolit nuk duket të jenë të vërteta. Jo se në “Zebener Shtrase” nuk e pëlqejnë sulmuesin e napolitanëve, përkundrazi. Problemi është se Napoli kërkon 100 milionë euro apo më shumë dhe Bajerni e ka problem të shkojë deri në 40 milionë për Manenë. Kjo shifër i nxjerr bavarezët menjëherë jashtë loje.

Sfidanti.al