Trajneri legjendar Zheljko Obradoviç dhe presidenti Ostoja Mihajloviç morën një vendim drastik, duke thënë se nuk kishte rrugë tjetër. Skuadra e basketbollit të meshkujve e Partizanit të Beogradit mori vendim të mos marrë pjesë në fazën e plej ofit të kampionatit të Serbisë, pas incidenteve që shkaktuan tifozët e tyre në finalet e plej ofit të Ligës së Adriatikut (ABA Liga) ndaj Crvena Zvezdës. Në të pesë ndeshjet pati probleme, sidomos në përballjet në fushën e Partizanit në Pallatin e Sportit “Pionir”. Obradoviçi cilësohet si trajneri më i mirë i basketbollit europian të meshkujve, që ka fituar Championsin me Partizanin, Panathinaikosin, Olimpiakosin apo Fenerbahçen.
Sfidanti.al