Çelsi do ta mbajë këtë vit, Broja një hap larg realizimit të ëndrrës!

Dëshira e tij që fëmijë i vogël ishte që të vishte fanelën blu të ekipit të të rriturve. Krejt normale për një djalë që u rrit tek Akademia e Çelsit dhe që kaloi gjithë vitet e fëmijërisë dhe të adoleshencës me ëndrrën e madhe për të qenë një londinez nga “Stemford Brixhi”. Armando Broja tashmë është vetëm një hap larg realizmit të asa që ka dashur gjithmonë, pasi trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, u bëri me dije drejtuesve të klubit se nuk dëshiron ta lejojë të largohet këtë sezon. Kjo do të thotë se 2022-2023 do të jetë viti i provës për sulmuesin 20-vjeçar të kombëtares shqiptare, i cili provoi një edicion në elitën e futbollit holandez me Viteshen e Arnhemit, dhe këtë sezon e pati në Premier Ligë me Sauthemptonin. Shënoi 6 gola në kampionatin anglez dhe 9 gjithsej, diçka që e bindi Tuhelin ta thërriste nga huazimi. Tashmë, i takon vetë Brojës që t’i bëjë vend vetes tek Çelsi, edhe pse fati gjithashtu do të ketë rolin e tij.

Sfidanti.al