Empoli pranon se Asllani mund të kalojë tek Interi ose Milani

Dëshira e presidentit Fabricio Korsi ishte dhe mbetet që futbollisti të vazhdonte edhe një sezon të paktën në ekipin e tij. Për momentin, Kristjan Asllani vlerësohet 15 milionë euro si karton dhe Interi e Milani po punojnë fort për ta marrë në skuadër, diçka të cilën Empoli e ka të qartë. “Një ose dy lojtarë mund të largohen në verë, – tha presidenti, – kuptohet do të jenë ata që u dalluan më shumë dhe për të cilët ka mjaft interes”. Ndër ata për të cilët ka interes janë edhe mesfushori tjetër shqiptar, Nedim Bajrami, apo sulmuesi Pinamonti. Interi po këmbëngul fort për Asllanin dhe është gati që në ofertë të përfshijë një futbollist, Sebastiano Espoziton ose Andrei Radun.

Sfidanti.al