A mundet Interi të paguajë 24 milionë euro vetëm për huazimin e Lukakut?!

Për t’ia marrë kartonin përsëri as që bëhet fjalë, pasi për të u shpenzuan 115 milionë euro. Këtë e ka të qartë Interi i Milanos, që nuk mund ta përballojë rikthimin 100 për qind të Romelu Lukakut në ekip, por duket se edhe huazimi do të jetë i vështirë. Mediat britanike shkruajnë se Çelsi kërkon 20 milionë paundë stërlina për këtë huazim, që do të thotë rreth 24 milionë euro. Vetë Lukaku duket se do ta ndihmojë ish-klubin duke pranuar ulje të madhe të rrogës gati gjysmë për gjysmë, dhe do të kënaqet me rreth 8 milionë euro në sezon nga Interi. Të shohim nëse do t’ia dalë që të kthehet në “San Siro”.

Sfidanti.al