Nga ana financiare klubi milanez nuk po shkëlqen, por drejtuesit po punojnë fort. Bepe Marota siguroi Henrik Mkitarianin nga Roma, që vjen me parametër zero, ndërsa shpresa është që të merret edhe Paulo Dibala. Flitet për dy futbollistë me nivel të lartë teknik, që mund të luajnë disa role, pra mund ta ndihmojnë trajnerin Simone Inzagi në shumë situata, sidomos në një sezon që pritet të jetë sërish i ngarkuar. Mkitarian mund të kishte fituar më shumë tek Roma, 4.2 milionë euro në sezon bashkë me shpërblimet kundrejt 4 milionë eurove gjithsej si zikaltër, por në moshën 33-vjeçare zgjodhi të provonte një aventurë të re. Shpresa e Interit është që të vijë edhe Romelu Lukaku, dhe skuadra do të kishte një profil shumë të fortë sulmues.
Sfidanti.al