Pak ditë më parë tregoi sërish se me kombëtaren e Brazilit është krejt tjetër gjë. Nejmar shënoi dy gola në fitoren 5-1 ndaj Koresë së Jugut në Seul duke arritur në 73 gjithsej në karrierë me “selesaon”, e duke qenë vetëm 4 rrjeta larg rekordit të Pelesë. Natyrisht, “Mbreti i futbollit” arriti 77 në vetëm 92 ndeshje, ndërsa Nejmar ka pasur nevojë për 118, por gjithsesi ecuria e tij me kombëtaren është e shkëlqyer. Sidoqoftë, kjo gjë nuk po e ndihmon sulmuesin kur vjen puna te karriera me klubet. Pasi u largua me sherr nga Barcelona, ai nuk po gjen veten as tek Paris SG dhe lajmet janë që francezët duan ta largojnë. Një paradoks i vërtetë për një nga futbollistët më të talentuar të këtij brezi.
Sfidanti.al