Mane ikën nga “Anfildi” sepse kështu duan tifozët senegalezë, por Liverpuli kërkon 50 milionë euro!

Fillimisht u mendua se do të mund të largohej për më pak, ndërsa trajneri Jurgen Klop besoi se mund ta kandiste që të vazhdonte në ekip. Duket se nuk ka kthim prapa për Sadio Manenë, ashtu si edhe për Robert Levandovskin, dhe vetë sulmuesi e deklaroi hapur qëllimin e tij. “Ju thoni se 60-70 për qind e tifozëve senegalezë duan që unë të largohem nga Liverpuli? – tha ai në një konferencë shtypi me kombëtaren ne Senegal, – atëherë unë do të bëj atë që duan tifozët. Unë nuk kam respekt për kupolën drejtuese në “Anfild”. Tifozët do ta mësojnë shpejt të ardhmen time”. E ardhmja duhet të jetë tek Bajerni, kjo është dëshira e Manesë, ndonëse Liverpuli do të kërkojë 50 milionë euro, jo rreth 40 milionë siç u tha në fillim.

Sfidanti.al