Franca shqetësohet më shumë nga humbja sesa nga dëmtimi i Mbapesë!

Deri në Kupën e Botës në nëntor ka kohë, dhe sulmuesi do të bëhet mirë. Po ashtu edhe Rafael Varan, që gjithashtu u dëmtua si Kilian Mbape në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Danimarkës në Paris. Trajneri Didie Deshamp dhe ndihmësit e tij janë më shumë të shqetësuar për disfatën e pësuar në “Stad dë Frans” sesa nga lëndimi i dy prej yjeve, ndonëse mungesa e tyre mund të ndikojë në sfidën e radhës në Ligën e Kombeve ndaj Kroacisë të hënën. Mbape ka problem me gjurin, ndërsa Varan ka dëmtim të kofshëm, diçka që e shqetësoi edhe në Premier Ligë me Man. Junajtidin. Sidoqoftë, Deshamp mbeti i pakënaqur që ekipi i tij humbi 1-2 në Paris pavarësisht golit të shkëlqyer të Karim Benzemasë. Franca është kampione në fuqi e Botës dhe kampione e Ligës së Kombeve, por ndoshta ka ndonjë vetëkënaqësi.

Sfidanti.al